Ministrja e Financave tre arsyet: Ja pse euro shkoi në pikiatë

by author

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet sot në lidhje me rënien e fortë të Euros në javët e fundit.

Advertisements

Tre janë arsyet sipas saj pa përjashtuar paratë e pista. Ministrja theksoi se në këtë rënie kanë ndikuar hyrjet nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.

Advertisements

“Unë do të qëndroja te paraja informale, që ekzsiton,

Banka e Shqipërisë ka një matje dhe indikator për paranë jashtë bankave, që nuk është i lidhur me fushatat elektorale dhe nuk ka një element shtesë këtë vit.

Zhvlerësimi i Euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti.

Po ashtu investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka qenë një tjetër arsye.

Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja” tha ajo.

TË NGJASHME