“Mirë mo mami, mirë se e qep unë”, zbardhet biseda e fundit tr**ditëse e 41-vjeçares me vajzën e saj

by author

Vajza e Bedrie Lokës ka rrëfyer bisedën e fundit që bëri me nënën e saj, pak para se Bedrie Loka t’i jepte fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Advertisements

Referuar dosjes hetimore, e bija e 41-vjeçares ka thënë se komunikimi i i fundit i saj me nënën ka qenë rreth orës 22:30.

Advertisements

Në bisedën e fundit, Bedria i kishte thënë të bijës se kishte patur sërish një debat me bashkëshortin e saj, Xhemalin. E bija këshilloi nënën e saj ta lejë atë muhabet e “të mbyllë gojën”.

Në replikën e saj Bedria tha: “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Vajza ka pohuar gjithashtu se prej një viti prindërit nuk e kishin pasur mirë marrëdhënien me njëri-tjetrin.

Ajo mësohet të ketë thënë se prindërit kanë pasur debate që prej muajit shkurt 2023.

“Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, ka thënë e bija e Berdies.

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe në më shumë se një rast e ka kërcënuar me vdekje dhe në prani të fëmijëve.Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Pas arrestimit Loka ka deklaruar se bashkëshortja u vetëvra për shkak se nuk përballoi bullizmin në rrjetin social TikTok.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve ky shtetas i ka qëndruar variantit të vetëvrasjes për shkak të bullizimit të saj në rrjetet sociale Tik Tok dhe ka mohuar akuzat se e ka shtyrë ai drejt vetëvrasjes. “Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok”, deklaroi ai.

Aktualisht jashtë ambienteve të Gjykatës së Duirrësit ku ndodhet Xhemal Loka ndodhen të afërm të tij, mes tyre edhe e ëma, e cila doli në mbrojtje të të birit.

Ajo tha për mediat se djali i saj ia kishte falur postimin të TikTok, ku denigrohej fytyra e saj madje flet dhe për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë.

Në datën 3 janar, kur Bedrie Loka ndërroi jetë në spital Ka pasur një konflikt mes vëllezërve të saj dhe bashkëshortit, Xhemal Loka, i cili aktualisht ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kërcënuar më herët 41-vjeçaren.

Konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve të morgut të QSUT-së, ku mësohet se vëllezërit donin ta merrnin trupin e të ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.

Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike. Pavarësisht kërkesës së familjarëve të saj, trupi i 41-vjeçares u varros nga familja e bashkëshortit të saj. Konliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedreis ka qenë e hershme. Sipas asaj që është bërë me dije për mediat familja e Sanije Lokës nga Peshkopia (vjehrra e Bedries), nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër.

Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Kjo kërkesë është bërë dhe shkaku i shumë debateve në shtëpinë e Bedries. Sa herë që i shoqëi kthehej nga kurbeti nisnin sherret deri në dhunën fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder.

Gjithashtu, mësohet se në banesën e 41-vjeçares ishin vjedhur rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori këto para.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Janar. Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, pasi i uroi ditëlindjen vajzës së saj më 2 Janar, ditën tjetër piu fotoksinë.

Ajo humbi jetën në spital. Kjo ngjarje e rëndë u bë publike për mediat më 5 Janar dhe fillimisht u shit si një vetëvrasje për shkak të bullizimit në “TikTok”.

Kanë qenë vëllezërit e viktimës ata të cilët thanë se përgjegjës për vrasjen e motrës së tyre është bashkëshorti.
“Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, tha ai më herët.

TË NGJASHME