Gjashtë ditë nga vrasja e babë e bir në fshatin Sumë të Dukagjinit, policia dhe prokuroria e Shkodrës, ende nuk kanë një person të arrestuar.
Advertisements
Gjokë dhe Eduard Gurra, u ekzekutuan me 8 plumba kallashnikovi, ndërsa organet e hetimit deri në këtë fazë kanë mbetur në kuadër të dyshimeve mbi disa persona, banorë të zonës. “Ora News” mëson se një pjesë e banorëve të zonës janë marë në pyetje, të cilët kanë treguar se kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe vetëm kaq. Ndërsa në polici është shoqëruar dhe personi me të cilin një vit më parë Gjokë Gurra, është konfliktuar për shkak të biznesit të druve.
Advertisements
Ai ka treguar se ditën e krimit, nuk ka qënë fare në fshatin Sumë. Por gjatë gjithë ditës ka qëndruar në Shkodër. Për të bindur policinë, personi ka vënë në dispozicion dhe disa pamje filmike, ku dukej silueta e tij në Shkodër.
Ndërsa policia ka kërkuar marjen në pyetje të disa kushërinjve të tij, por rezultuan se ata ndodheshin jashtë vendit.
Për ngjarjen në fjalë, policia ka ngritur dyshimet se në këtë krim kanë vepruar dy persona, njëri që në mesditë ka djegur shtëpinë e Gjokë Gurrës dhe një i dytë që ka zënë pritë me armë në hyrje të fshatit Sumë.
Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë janë duke u kryer, lidhur me pistën e kultivimit të drogës në zonën e Dukagjinit dhe tregtisë së lëndës drusore.
Gjokë Gurra, që dikur ka shërbyr si punonjës policie në Shkodër, kohët e fundit shërbente si kryeplak i fshatit Sumë.
Zona njihet si vatër e nxehtë e kultivimit të hashashit, ndaj dyshimet e kultivuesve se ai mund të jetë informator policie, mund të kenë sjellë ekzekutimin e tij dhe djalit.
Ndërsa pista e dytë, është ajo e konflikteve për shkak të tregtisë së lëndës drusore.
Bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur 1 vit më parë mes Gjokës dhe një bashkëfshatari të tij. Gurra, dikur ka shërbyer në policinë e Shkodrës, kohët e fundit merej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr.
Ai kishte zënë disa zona pyjore për ti prerë dhe lëndën drusore e zbriste në Shkodër ku e shiste. Për shkak të këtij aktiviteti Gurra, një vit më parë është konfliktuar me një bashkëfshatarin e tij, me të cilin janë zënë me grushta.
Konflikti është mbyllur më heshtje, por ky sher mund të ketë shërbyer si indicie për goditjen e babë e bir me 8 plumba kallashnikovi./Ora News/