Monika Lubonja në një lidhje të re? Aktorja fotografohet në shoqërinë e një mashkulli (FOTO LAJM)

by author

Aktorja e njohur Monika Lubonja që pas përfundimit të “Big Brother” ka folur shpesh per jetën e saj personale. Ajo ka deklaruar se është “single”, duke u shprehur shpesh se është në kërkim të një partneri. Që pas përfundimit të “Big Brother”, gjithnjë e më të rralla kanë qenë daljet e saj në publik, duke preferuar të ruajë disi intimitetin e saj.

Advertisements

Por, disa foto të publikuara nga “Panorama” na sjellin Monikën në krah të një mashkulli. Ajo shihet në një nga baret e Tiranës, teksa shoqërohet nga një mashkull i panjohur për publikun. Nuk e dimë nëse është një mik, apo i njohur apo partneri i ri i saj.

Advertisements

Vetëm pak kohë më parë, ajo u shpreh rreth jetës së saj private, por edhe rreth rritjes së vajzës së saj.

“Unë doja ta rrisja Tean, njësoj si më rritën mua dy prindërit e mi, të lirë, pa paragjykime. Tea është nga ato vajza që sot, ajo kërkon që unë të jetoj. Domethënë ‘më ke rritur shumë mirë, më ke dhënë edukatë shumë të mirë, jam shkolluar vetë’. Është shkolluar vetë me forcat e veta, ka ikur nga Shqipëria që në moshën 19 vjeç,

sot ka arritur atje ku është, por gjithmonë edhe kur ishte në gjimnaz, i rija si ato mamat mbrapa pemës, i thosha shiko jetën tënde dhe lere jetën time. Mos u kufizo dhe gjej një njeri që të të dojë ty dhe kjo është lumturia ime më e madhe, sepse duke të të dashur ty, unë jam kaq e ngopur nga jeta dhe do vazhdojmë një jetë të gjithë së bashku”.

TË NGJASHME