Mot i paqëndrueshëm, çfarë pritet të ndodhë sot?

by author

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e Diel depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që të kemi paqëndrueshmëri,

Advertisements

mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të 24 orëshit deri orët e mëngjesit

Advertisements

. Më pas reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.

Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7m/s në brendësi të territorit dhe 10-14m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë.

TË NGJASHME