Moti ekstrem/ Përmbytet ky vend, njerëzit kanë ngecur në makina që i ka marrë rrjedha

by author

Një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu ka shkaktuar dëme të mëdha të Spanjës. Zona e Zaragozës është përmbytur e tëra dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Advertisements

Mediat e huaja bëjnë me dije se stuhia zgjati vetëm 15-20 minuta, por kaq ishte e mjaftueshme për të paralizuar pothuajse gjithë shërbimet në vend.

Advertisements

Sikur shihet në video njerëzit kanë ngecur brenda makinave të cilat i ka marrë rrjedha e ujit. Ndërsa është e pamundur të dalin për shkak të intensitetit të lartë të ujit në rrugë.

Si pasojë e këtij moti doli jashtë funksioni tramvaji dhe sistemi kryesor i transportit. Trafiku hekurudhor, me shpejtësi të lartë dhe konvencional, u bllokua midis Zaragozës dhe Barcelonës dhe fluturimet nga Palma u devijuan.

TË NGJASHME