Vranësirat dhe reshjet e pakta të shiut do të jenë prezente gjatë ditës së sotme kryesisht në zonat veriore. Meteorologia Lajda Porja shprehet se nga nesër deri të premten do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. E enjtja pritet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave.
Advertisements
“Dita e sotme nis me vranësira dhe reshje të pakta, ku më të dukshme kanë qenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.
Advertisements
Parashikohet që mesdita të ketë intervale të gjata me kthjellime dhe pasditja do të ketë herë pas herë vranësira dhe zhvillim të tyre duke sjellë reshje në zonat malore dhe momente me pika shiu në Ultësirën Perëndimore.
Që nga e marta deri ditën e premte do të kemi përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që vranësirat dhe reshjet të largohen nga i gjithë territori.
Temperaturat e ajrit sot janë relativisht të ulëta ku minimalet janë zero dhe 1 gradë në zonat malore. Maksimalja pritet të ngjitet sot deri në 17 gradë në Sarandë.
Nga e marta deri të premten, do të ketë rritje graduale nga ditë në ditë duke bërë që e enjtja të jetë dita më e ngrohtë e kësaj jave ku termometri do të ngjitet në 22 gradë celcius.”, tha metereologia./abcnews.al