Një sistem i fuqishëm frontal i pasur me masa të ftohta ajrore Arktike do të shkaktojë ndryshim dramatik të motit gjatë fundjavës në shumë pjesë të Kontinentit të Vjetër.
Advertisements
Temperaturat shumë të larta që po mbretërojnë këto ditë po ju vjen fundi dhe goditja arktike do të sjellë edhe reshje bore. Ulja drastike e temperaturave do të fillojë së pari në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa në Skoci priten reshjet e para të borës. Ajri i ftohtë Arktik do të depërtojë pastaj nga Britania e Madhe në drejtim të veriut të Francës, pjesëve qendore të Evropes dhe Ballkanit verior e veriperëndimor.
Advertisements
Në këto zona do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave që nga Britania e Madhe, vendet e Beneluxit, veriu i Francës, Gjermania ku vetëm lokalisht do të ketë reshje shiu e fjollat e para të borës po ashtu do të paraqiten në disa lokacione.
Reshje të dendura bore priten vetëm në pjesë të Skocisë, Skandinavi dhe Rusi. Reshje sporadike shiu, shqote e bore parashihet të ketë në disa vise të Gjermanisë, madje edhe në disa zona më të ulëta mbidetare.
Në territoret tona shumë nxehtë deri të hënën kur këto sisteme i afrohen edhe vendeve tona, por dukshëm më të dobëta dhe më të “buta”. Priten reshje lokale shiu nga e hëna dhe ulje të temperaturave.