Banorët e Borizanës janë të shqetësuar për situatën që është krijuar me shpërthimet nga guroret e fisit Rraja. Dëmet dhe plasaritjet e banesave të tyre janë të konsiderueshme, kjo pasi guroret me shtëpitë janë në distancë ajrore 100 apo 200 metra dhe shpërthimet sipas tyre dëgjohen shpesh.
Advertisements
Në një intervistë për mediat, një banorë i fshatit Borizanë pas dhunës barbare që fisi Rraja ushtroi ndaj dy kushërinjve Maja, tha se shteti duhet të marrë masa pasi dy fiset do të vriten me njëri-tjetrin.
Advertisements
Ai u shpreh se fisi Rraja i kërcënon banorët e zonës se do i rrahin e do i vrasin nëse ankohen, ndërsa tha se deri më tani kanë bërë 40 denoncime në komisariat për guroret që po u shkaktojnë dëme në banesa, por nuk ka pasur një reagim nga na e shtetit.
“Shteti fle gjumë, kemi kërkuar si banorë, kam thënë edhe para një muaji që shteti të marrë masa. S’kemi punë as me fisin Rraja, as me askëd, duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë. I kemi kërkuar shtetit që ti dëmtojë për momentin dhe të shohin kriteret e përplasjes së minave. Nuk është problemi për një gurore. Nga neglizhenca e shtetit, ka për tu ngrit fisi tjetër me u vra me ta. Kemi bërë 40 denoncimi, tek komisariati i Fushë Krujës, kemi bërë takimin me kreun e degës dhe na ka thënë po bllokuar guroret jeni të gjithë më burg.
Kryetari i degës na thonte që iu ve prangat për gjysmë ore. Fillon vëlla vrasja. Kemi bërë protesta pak më herët, jemi zënë, shpërndajnë ryshfete, për atë është përçarë protesta.
Problemi është të marrë mësa shteti. Ta bllokojë përkohësisht, për turpin e dy djemve. Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe rraja, u bënë nja 20 30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë s’na kanë bërë probleme që kanë gurore, ky na thotë do ju rraf, do ju vras. Banesa, na ka sjellë bashkia komision, e kemi kudo të plasaritur,
e imja është pak më larg se të tjerët, po me pa shtëpitë e tjerëve. I kemi bërë shtëpitë me borxhe. Me mirë ti kapë shteti ti fuse brenda, se kanë për t’u vrarë”, tha banori i Borizanës për Report Tv.