Ndërron jetë foshnja që u gjet e porsalindur në parkingun nëntokësor të pallatit në Yzberisht paraditen e së mërkurës (8 nëntor). Lajmi i trishtë është bërë publik nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në Facebook.
Advertisements
Ministri Balla shkruan se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve foshnja, që u braktis nga nëna në bodrum, nuk ia doli dot.
Advertisements
“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.
Balla shprehet se kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë