Këngëtarja dhe aktorja Jane Birkin ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Advertisements
Ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Paris të dielën. Së fundmi këngëtarja kishte anuluar koncertet për arsye shëndetësore.
Advertisements
Birkin lindi në Londër por gjeti famë duke kënduar në frëngjisht dhe u zhvendos në Francë në vitet 1970.
Marrëdhënia e saj personale dhe artistike me Serge Gainsbourg e bëri atë të famshme në mbarë botën pas hitit të tyre ndërkombëtar “Je t’aime… moi non plus”.
Dueti u regjistrua në 1968, disa muaj pasi u takuan në xhirimet e filmit Slogan. Dyshja ishin së bashku për 12 vjet, por mbetën miq pas ndarjes.
Ndërron jetë këngëtarja dhe aktorja e famshme (Emri)
Pas ndarjes në 1980, Birkin u shfaq në shumë filma dhe regjistroi albume solo. Këngëtarja frymëzoi edhe çantën e famshme i cili frymëzoi krijimin e çantës së famshme Hermès Birkin. Në vitin 1981, aktorja ishte pranë shefit ekzekutiv të Hermès, Jean-Louis Dumas në një fluturim nga Parisi në Londër.
Pas një bisede mes të dyve se sa e vështirë ishte gjetja e një çante që mund të plotësonte nevojat e Birkin si nënë e dy fëmijëve, lindi çanta Birkin. Sipas raportimeve, Dumas e projektoi çantën aty për aty dhe e quajti atë me emrin Birkin kur u prodhua.