“Ndihem i turpëruar, dorëzoj mandatin”/ Deputeti i PS, Rrahman Rraja u tërhoq nga jeta politike pas skandalit nga dhuna në Krujë, ja kush do ta zëvendësojë në Kuvend

by author

Deputeti socialist Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqje pas videos të publikuar në media,

Advertisements

ku shihej djali dhe vëllezërit e tij të cilët godisnin barbarisht dy kushërinjtë nga fisi Maja pas sherrit për guroren.

Advertisements

Përmes një reagimi zyrtar, deputeti Rraja shprehej se jep dorëheqje në mandatin e tij të dytë pasi ndihej i turpëruar dhe i keqardhur në lidhje me ngjarjen, ku citonte “Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegeve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike”.

Pas dorëzimit të mandatit nga deputeti Rraja, pritet që vendin e tij ta zërë Arkend Balla sipas radhës në listë si më i votuari.

TË NGJASHME