Ndodh mrekullia/ Avioni ishte rrëzuar që prej 1 majit, 4 fëmijë gjenden të gjallë në mes të pyllit

by author

Në Kolumbi ka ndodhur mrekullia. Pas më shumë se një muaji, katër fëmijë që i mbijetuan një aksidenti avioni u gjendën të gjallë në mes të pyllit. Aksidenti ndodhi më 1 maj në pyllin Guaviare në departamentin e Caquetà.

Advertisements

Gazeta El Tiempo, e cilëson ngjarjen si “një mrekulli” dhe raporton se fëmijët gëzojnë shëndet të mirë. Katër fëmijët e vegjël, të moshës 13, 9, 4 vjeç dhe 11 muajsh, i mbijetuan një aksidenti avioni ku humbën jetën tre persona (dy pilotë dhe një grua).

Advertisements

Ekipet e shpëtimit kishin gjetur të dhëna nga fëmijët në pyll, duke përfshirë gjurmët e një kasolle me gjethe dhe gjurmët e fundit të këpucëve. Të miturit do të kishin arritur të mbijetonin duke u ushqyer me fruta dhe perime.

Më 1 maj, Forcat Ajrore Civile Kolumbiane raportuan se një avion i vogël kishte raportuar vështirësi fluturimi përpara se të humbiste koordinatat. Pas gjashtëmbëdhjetë ditësh kërkime, autoritetet gjetën avionin, një Cessna 206, të bllokuar në bimësi. Pak më pas ishin gjetur trupat e pajetë të tre të rriturve.]

TË NGJASHME