Dy punonjës në një fasoneri në Berat, burri 52 dhe gruaja 37 vjeçe, u dashuruan në vendin e punës.
Advertisements
Por, ata u shkarkuan nga vendi i punës vetëm se filluan të bashkëjetonin bashkë. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua zoti Ylvi dhe zonja Xhuli. Të dy punonin në një fasoneri dhe gjatë punës u dashuruan.
Advertisements
“Unë po bëja 11 vite që punoj në këtë fasoneri ‘Qendra Shqiptare’. Isha punonjëse e rregullt, s’kisha probleme gjatë punës. Bënim çanta. Gjatë punës unë u dashurova me Ylviun. Ai paketonte çantat. Ishte dashuri me shikim të parë”, thotë Xhuli.
Më tej pohon se “u dashurova për herë të parë në jetën time”, teksa shton se janë lidhur me Ylviun prej 20 ditësh dhe jetojnë bashkë në Berat.
“Unë isha e martuar, kam edhe një fëmijë 11 vjeç. Nuk kam bërë akoma letrat e divorcit. Por, pas lidhjes sime me Ylviun filluan problemet në punë kur ne, bashkë me Ylviun, na shkarkuan nga puna”, thotë Xhuli.
Ajo pohon se do ta ndjekë dashurinë e saj “deri në vdekje”. Xhuli pohon se përgjegjësja e fasonerisë Tonela Gega e ka marrë në telefon kur e ka marrë vesh se të dy po bashkëjetonin. “Nuk donte të lidhesha me Ylviun. Më thoshte se është bixhozxhi. Tallet me gratë. Nuk e ka seriozisht. Kur e mori vesh më mori në telefon dhe më kërcënoi se ‘të hani m… tani, ju kam hequr nga puna’. E bëri ngaqë ka komshiu ish vjehrrën time”, përfundon Xhuli.
Fiksi bisedoi edhe me Ylviun. “Edhe unë kam qenë i martuar, kam dy fëmijë jashtë Shqipërisë. Kam qenë vetëm dhe u dashurova me Xhulin. U lidhëm në vend të punës. Po sa u lidhëm bashkë na kërcënuan me vendin e punës. Tani shkojmë dhe askush s’na pret. Na kanë larguar nga puna”, pohon ai.
Pas ankesës, Xhuli dhe Ylviu shkojnë te fasoneria “Qendra Shqiptare” për të takuar përgjegjësen Tonela Gega. Te dera, roja i thotë s’ka ardhur. E presin dhjetëra minuta dhe makina e Tonelës futet në fasoneri, por ajo nuk pranon t’i takojë. Tentojnë të shkojnë me vrap, por s’e kapin dot. Roja i thotë “nuk lejoheni, më hiqni nga puna”. Më pas e marrin në telefon po s’ua hap telefonin. I telefonojnë nga një numër tjetër, i prezantohet dhe Tonela i thotë “s’të njoh fare”.
Bashkë me Xhulin dhe Ylviun, gazetarët e Fiksit shkojnë te Fasoneria. Kërkojnë të takojnë përgjegjësen, znj. Tonela. Pas rojës, vjen një sekretare e cila thotë do të interesohet. Në fund, çiftin dhe gazetarët i takon ekonomisti, i cili pohon se të dy janë pezulluar për shkak se s’kanë ardhur në punë.
Ekonomisti debaton me Ylviun dhe Xhulin që “s’kemi ardhur për shkak të Tonelës”. Ekonomisti i thotë se unë s’kam asnjë shkresë zyrtare për t’ju hequr nga puna dhe ju kam ende në listën e të deklaruarve në sigurime shoqërore. Më pas, gazetarët e pyesin ekonomistin se “i keni hequr se janë dashuruar”? Ai përgjigjet se “le të dashurohen, kemi edhe të tjerë por i kemi pezulluar se nuk kanë ardhur në punë”.
Gazetarët i pyesin nëse ky çift ka pasur probleme në të kaluarën në punë, ndërsa ekonomisti thotë se jo, madje për ta s’ka asnjë paralajmërim për shkarkim nga puna apo edhe masa të tjera. Por, shton se janë pezulluar se “s’kanë ardhur në punë”. Në fund, ekonomisti thotë se do e diskutojë dhe të hënën le të paraqiten në punë.