Në La Paz të Bolivisë është një nga burgjet më famëkeqe në botë. Ky burg i quajtur San Diego ndodhet brenda në kryeqytet.
Advertisements
Por një fakt interesant rreth këtij burgu është që aty brenda qëndrojnë vetëm politikanë dhe anëtarë të karteleve të drogës.
Advertisements
Këtë histori e ka treguar në emisionin “Opinion” producenti Lorik Mjeku, i cili tregoi eksperiencën e tij turistike në Bolivi.
Lorik Mjeku: Ky është burgu i famshëm, është San Diego në La Paz, është njëri prej burgjeve më famëkeq në botë. Është në kryeqytet. E veçanta e këtij burgu është që brenda ka qendra tregtare, ka restorante.
E veçanta e kësaj qendre është që brenda qëndrojnë vetëm politikanët dhe kartelet e drogës.
Ne kemi ndaluar të afrohemi shumë afër… Na tregoi shoferi që nëse afrohesh dhe je turist, ndodhi diku 80-100 raste brenda vitit që zhduken personat, turistë zakonisht.