Pak ditë më parë për hekurudhën shqiptare kishte dy lajme me rëndësi. I pari lidhej me faktin se u hapën tenderat me vlerë 1 miliard lekë për të “rilindur” këtë sektor mjaft të rëndësishëm.
Advertisements
Por më pas u zbulua një raport i KLSH që theksonte se ky sektor praktikisht ka falimentuar. Megjithatë në këtë institucion vazhdojnë tenderat. Në faqen e prokurimeve publike doli njoftimi për shitjen e një sasie shinash hekurudhore për skrap.
Advertisements
“5Pyetjet.al” publikon dokumentet e ankandit. Sasia që del në ankand është 397,869 kg. Vlera fillestare është 7,957,380 lekë (pa TVSH) dhe ankandi do të zhvillohet në fund të tetorit. Pjesa dërrmuese e rrjetit hekurudhor në vend është e degraduar plotësisht dhe jashtë funksionit.