Ndryshime të shumta, reshje shiu në këtë zonë të vendit, si pritet të jetë moti këtë të shtunë

by author

Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.

Advertisements

Parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të shtohen, më shumë në zonat malore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në zonat Veriore.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

TË NGJASHME