Në familjen time flasin shqip! Aktori turk tregon origjinën dhe arsyen pse nuk flet shqip

by author

Can Yaman është një nga aktorët më të suksesshëm të momentit në Turqi, por sidomos pas transmetimit të serialit ‘Erkenci Kus’ fama e tij u rrit së tepërmi.Ái njihet gjithashtu për fakti që është me origjinë nga Prishtina, detaj ky që është konfirmuar nga vetë aktori. Can ishte i ftuar me kolegen e tij, Demet Ozdemir dhe gjatë intervistës tha se në familjen e tij flasin shqip megjithatë ai nuk e ka mësuar gjuhën tonë.

Advertisements

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Áta flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip.

Advertisements

Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip. Ás babai im nuk di, di xhaxhai im. Ái ka lindur në Prishtinë.

Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi. Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja italisht”, tregoi aktori.

Ái ka treguar edhe për lidhjen e fortë që ka me ushqimet shqiptare, të cilat siç ka treguar ja gatuante gjyshja dhe lidhjen me to e ka ende shumë të fortë.

“Ka lidhje me atë që rritesh dhe shijen e saj vazhdon të shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ájo bën një byrek që zgjat 3 orë. I hap vet petët. Bën byrek me presh.

E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salca dhe mishin e bën copa-copa. Janë ushqime të veçanta të cilat nuk i provojnë të gjithë”, shprehet Can.Áktori i njohur shfaqet në serialin e suksesshëm prej disa muajsh dhe xhirmet për finalen e tij vazhdojnë ende.

TË NGJASHME