“Ne kemi falimentuar si shoqëri! E patë këtë lajmin sot në TV?”

by author

NGA MENTOR KIKIA/ Ne kemi falimentuar si shoqeri! Pashe nje lajm sot ne TV Klan, qe tregonte per krizen per punetore ne sezonin turistik.

Advertisements

-Kerkojme kuzhiniere, kamariere, pastrues dhe punetore cadrash, por nuk ka. Nuk ka njerez per te punuar- thoshte pronari i nje restoranti ne Spille.

Advertisements

-Fermeret kerkojne punetore, por serish nuk ka. -Kompanite e ndertimit mbledhin me furgona burrat e fundit qe kane mbetur neper fshatra e i sjellin ne Tirane te punojne.

– Neper dyqane jane zverdhur letrat e ngjitura ne xhama “Kerkojme shitese”. E kuptoni qe kemi falimentuar si shoqeri?

Te lodhur nga qeverite, njera me keq se tjetra, njerezit nuk mendojne me si ta ndryshojne qeverine, por kane zgjedhur ta braktisin ate. Duke ikur, duke punuar disa muaj jashte, per te jetuar disa muaj te tjere ketu. Punojne ne Greqi, Gjermani, madje edhe ne Maqedoni e Mal te Zi. Sepse gjithkund paguhen me mire se ketu.

Dhe keshtu qeveria nuk u duhet me. Njerezit nuk i kerkojne asaj me as pune, as rritje page. Ata i jane dorezuar te keqes. Sepse te gjithe ata qe mund ta ndihmonin popullin, u bene me te keqen. Ky eshte kapitullim.

Më në fund një gjë e mirë! Edi Rama bën premtimin e madh për qytetarët e Kosovës

Gjatë vizitës së tij në fabrikën e prodhimit të miellit, në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria do t’i heq të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.

”Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Rama.

“Anasjelltas duhet ta bëjë qeveria e Ksoovës por nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithësesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë”, ka deklaruar ai.

Nesër, 20 qershor, në Prishtinë do të mbahet mbledhja e dy qeverive Kosovë – Shqipëri. Tradita e mbledhjeve të përbashkëta që nisi nga vitin 2014, do të ul sërish dy kryeministrat Rama e Kurti dhe ministrant e tyre për të nënshkruar të tjera marrëveshje në funksion të lehtësirave proceduriale dhe shkëmbimeve ekonomike Shqipëri-Kosovë.

Takimi në Prishtinë vjen në një muaj ku qëndrimet e liderëve në Tiranë dhe Prishtinë nuk kanë qenë shumë miqësore mes tyre.

Nga Ohri ku u mbajt sesioni i radhës i nismës së Ballkanit të Hapur, Rama deklaroi se respektonte qëndrimet e një shteti Sovran si Kosova, por i kujtoi liderëve kosovarë historinë e marrëdhënies SHBA-Japoni, për t’i kërkuar të mos e refuzojnë më nismën për shkak të pjesëmarrjes së Serbisë.

Diferencat e theksuara në qëndrime u shfaqën edhe pak ditë më parë në Greqi në Samitin e SEECP, ku Rama e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka shkëmbyer jo pak replika, qëndruan larg njëri-tjetrit.

TË NGJASHME