Një ngjarje tronditëse u raportua nga Iraku para disa ditësh ku me shume se 100 persona humbën jetën në një dasmë pas një zjarri që përfshiu ambientin.
Advertisements
Në një intervistë për Sky News, çifti i ri i cili po martohej dhe që mundën të shpëtonin shprehen se janë të shkatërruar dhe nuk mund të jetojnë më në komunitetin e tyre.
Advertisements
Revan, 27-vjeç dhe nusja Haneen 18-vjeçe, ndihen “të vdekur brenda” pavarësisht se i mbijetuan zjarrit.
Revan tha se humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, duke shtuar se nusja “nuk mund të flasë” pasi humbi 10 të afërm, përfshirë nënën dhe vëllain. Në gjendje kritike është edhe babai.
“Kjo ishte, ne nuk mund të jetojmë më këtu. Dua të them, sa herë që përpiqemi të kemi pak lumturi, na ndodh diçka tragjike dhe e shkatërron lumturinë. Pra, është më mirë që ne të largohemi,” shtoi Revan.
“Është e vërtetë që ne ulemi këtu përpara jush të gjallë. Por brenda ne jemi të vdekur. Ne jemi të mpirë. Ne jemi të vdekur brenda,” tha ai.
“Mund të ketë qenë një qark i shkurtër, nuk e di. Por zjarri filloi nga tavani. E ndjemë vapën… Kur dëgjova kërcitjen dhe pashë në tavan. Pastaj tavani filloi të shkrihej. U deshën vetëm pak sekonda,” tha ai.
“E kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë dhe të përpiqesha ta nxjerr nga hyrja e kuzhinës. Ndërsa njerëzit largoheshin, njerëzit e shkelnin atë. Këmbët e saj janë të lënduara,” tha 27-vjeçari.
“Të afërmit tanë, miqtë tanë, të dashurit tanë janë zhdukur të gjithë. Dy ditë më parë ne varrosëm dajën e Hanen dhe dy vajzat e tij. Dje varrosëm dajën tjetër të saj. Sot varrosëm vajzën e tij dhe nënën e saj. Babai i saj është në gjendje kritike,” tha Revan.