Në shtëpinë e “Big Brother VIP” herë pas here vendoset muzikë, ku banorët këndojnë e kërcejnë nën ritmin e këngëve të ndryshme.
Advertisements
Mbrëmë teksa djemtë ndodheshin në dhomën e ndjenjës dhe vajzat në një ambient tjetër duke shijuar një Pyjama Party vetëm për ato, u vendos një këngë e Butrint Imerit.
Advertisements
Tekstin e këngës në fjalë, Lorenc Hasrama nisi që t’ia shpjegonte Krist Aliajt, por e ndërpreu Luiz Ejlli, i cili i kthehet: “Mos ma thuaj më se u preka”.
Këngëtari më pas i drejtohet Bledi Manes duke e pyetur: “Si e shpjegon këtë trendin e teksteve pa kuptim, pa pikë lidhje hiç?”.
“Këtu ne duam ti bëjmë të gjitha. Për këngët e tua sa vetë angazhoheshin?”, pyet Bledi Luizin, i cili i përgjigjet: “Sa të duash”.
“Këtu bën orkestrimin, tekstin, muzikën”, shton Mane.