Diola dhe Xhonatani kanë performuar së bashku në “Talent Show” të organizuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
Advertisements
Para performancës së fundit, dy banorët kanë bërë prova që kërcimi i tyre të dalë sa më i bukur dhe i realizuar. Gjatë kësaj kohe, duket se ata janë afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe kalojnë mjaftueshëm kohë së bashku.
Advertisements
Mbrëmjen e djeshme, Diola i ka dhuruar një përqafim Xhonit dhe është kujdesur që t’i japë fruta.
Teksa i thotë se nuk ka aspak gjumë, ajo e përqafon Xhonatanin dhe më pas e pyet nëse do rrijë zgjuar apo do flejë.
Pjesë nga biseda:
Diola: Nuk kam kokrrën e gjumit, po jepja intervistë për Top Channel
Xhoni: Të pashë që ishe shtrirë që parë
Diola: Që parë po flija. Thjesht kam qenë si e çrregullt dhe doja të pushoja, dhe kur më thotë trupi ‘Diola duhet të pushosh’, unë realisht duhet të pushoj. Të të qëroj një frut?
Xhoni: Po. Ti do flesh?
Diola: Jo nuk do fle, nuk kam gjumë fare
Xhoni: Ja të vesh edhe unë një palë atlete, se tani nuk më zuri gjumi
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së djeshme, teksa Olta dhe Armaldo po komentonin kërcimin e Diolës dhe Xhonatanit, Maestro hodhi dyshimet se mes tyre mund të lindë diçka.