Nëna e katër fëmijëve vr*u veten nga bu**zmi, trondit burri i saj: Fotot i ka shpërndarë…

by author

Bedrie Loka, një 41 vjeçare me banim në fshatin Vadardhë i Sukthit, i ka dhënë fund jetës me fostoksinë tre ditë më parë. Shkak janë bërë disa fotografi të saj të shpërndara në rrjetin social “Tik Tok”, me montazh dhe me shënime denigruese.

Advertisements

Bashkëshorti i viktimës ka thënë në dëshminë e tij në Policinë e Durrësit, se bashkëshortja ishte në ankth dhe stres ditët e fundit për shkak të fotografive të saj që shpërndahenin në llogari false.

Advertisements

Sipas shtetasit Ervis Loka, materialet ishin shpërndarë për herë të parë një vit më parë dhe gruaja kishte bërë kallëzim penal në Policinë e Durrësit, por deri ditën që ajo ndërroi jetë nuk ishte marrë asnjë masë

Ndërkohë, ditë më parë të njëjtat fotografi dhe shkrime denigruese janë publikuar sërish nga një llogari po false, por pas shqetësimit të ngritur nga media ato janë fshirë.

Më datë 2 Janar, Bedrie Loka është gjetur e pajetë në mes të dhomës së gjumit nga bashkëshorti i saj. Ervis Loka ka treguar para hetuesve se e ka dërguar 41 vjeçaren me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por atje e kanë njoftuar se ajo kishte pirë fostoksinë.

Nga dëshmia e këtij të fundit, është mësuar se personi që krijonte llogari false në rrjetet sociale për Bedrie Lokën ka qenë pikërisht kushërira e saj. Motivet nuk dihen, por bashkëshorti i viktimës ka thënë se e kanë zbuluar personin që qëndronte pas shpërndarjes së fotove.

Ndërkohë, djali i 41 vjeçares ka thënë se nëna ishte shprehur disa herë se do të vriste veten, për shkak të gjendjes së rënduar. Bedrie dhe Ervis Loka kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë të moshave 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç.

TË NGJASHME