Nëse e shihni këtë person, lajmëroni urgjent policinë

by author

Nëse e shihni personin në foto në rrugë, lajmëroni menjëherë policinë e Kosovës.

Advertisements

Policia e Koosvës bën me dije se burri në foto është në kërkim, pasi më datë 7 qershor dha shunuar një të mitur.

Advertisements

Autoritetet në Kosovë kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, nëse kane çfarëdo informacioni në lidhje me të dyshuaritn në foto, të raportojnë policinë në Suharekë, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Kërkohet një i dyshuar për “Lëndim të rendë trupor’
Prizren, 07 Korrik 2023

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Lëndim I rënde trupor” që ka ndodhur me datën 07/06/2023 rreth orës 20:15 në rrugën Hadi Kantarxhiu – Prizren. I dyshuari ka sulmuar të dëmtuarin te mitur me ç ’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

/albeu.com/

TË NGJASHME