Detaje shokuese zbulohen nga makthi që 18-vjeçarja ka përjetuar për 9 vite në duart e vëllait të njerkës së saj në Volos të Greqisë
Advertisements
Babai i saj mësohet se zbuloi për përdhunimin e të bijës nga kunati 33-vjeçar vetëm katër ditë më parë, si edhe për shantazhin e kërcënimet e këtij të fundit ndaj 18-vjeçares.
Advertisements
Megjithatë, vajza ka refuzuar të tregojë emrin e abuzuesit të saj, diçka që ka ndodhur vetëm pas shumë presioneve që Fatmir Tarellari ka ushtruar ndaj të bijës mëngjesin e së martës teksa të dy ndodheshin në zyrën e avokatit.
50-vjeçari dhe vajza e tij kishin shkuar tek avokati për të ngritur padi ndaj personit që kishte përdhunuar prej vitesh 18-vjeçaren dhe që e shantazhonte me video e foto intime.
Pas presionit të të atit, ajo i ka treguar mesazhet kërcënuese që i kishte dërguar 33-vjeçari Erjon Pelivani, duke i treguar se ai ishte përdhunuesi i saj.
Në njërën prej mesazheve, Erjon Pelivani shantazhonte 18-vjeçaren duke i thënë se nëse nuk i jepte paratë që i kishte kërkuar, të gjithë do të merrnin vesh për fotot dhe videot që kishte realizuar teksa ishte duke e përdhunuar.
“Nëse nuk më jep paratë, do t’ia tregoj të gjithëve dhe familjes tënde për fotot”, mësohet se i ka shkruar 33-vjeçari në një nga mesazhet që kërcënonte vajzën e kunatit.
Ajo i ka treguar babait se shantazhi ka nisur rreth 12 muaj më parë kur mësoi se vëllai i njerkës kishte në celularin e tij video dhe foto të akteve të neveritshme.
Që nga ajo kohë 33-vjeçari i ka kërkuar shpesh para që të mos i dërgonte familjes pamjet filmike.
Përveç mesazheve kërcënuese, në celularin e vajzës gjenden video dhe foto nga momentet e përdhunimit dhe për këtë pajisja elektronike është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore.
33-vjeçari ka përdhunuar vajzën e kunatit që në moshën 9-vjeçare. Fillimisht, duke përfituar nga mungesa e prindërve teksa ata ishin në punë, ai iu afrua vajzës dhe nisi ngacmimin seksual ndaj saj.
Ndërsa sapo e mitura ka mbushur 12 vjeç, ka vazhduar ta abuzojë seksualisht. Sipas informacioneve, 33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar vajzën, që nga mosha 12 deri në 14 vjeç, duke filmuar në të njëjtën kohë veprimet e tij me celular.
Prej disa vitesh, ajo ka heshtur dhe u ka folur të motrave për sjelljen “e çuditshme” të vëllait të njerës së tyre, por pa u treguar detajet.
Paraditen e së martës, 18-vjeçarja i ka treguar babait të saj emrin e përdhunuesit. Pasi 50-vjeçari zbuloi të vërtetën shokuese, ai vrau me plumb në kraharor kunatin e tij.