Nga 0 deri në 70 vjeç: Çfarë duhet të hani për të qëndruar të shëndetshëm?

by author

Mosha: 0-2 vjeç

Advertisements

Zarzavate, jeshillëqe, vezë dhe bulmet. Vezët janë të pasura me hekur, perimet si spinaqi apo brokoli përveçse me vlera ushqyese mund të përgatiten lehtësisht si pure dhe gjithashtu kosi, qumështi apo djathi janë të nevojshme për rritjen e bebushit!

Advertisements

Mosha: 2-vjeç- deri në adoleshencë

Fara dhe qumësht gjysmë i skremuar. Në këtë moshë kaloni tek qumështi gjysmë i skremuar dhe farat e llojeve të ndryshme për të fituar ca zakone të shëndetshme me mënyrën sesi ushqeheni. Mos hiqni dorë nga perimet dhe jeshillëqet sepse hekuri është shumë i rëndësishëm!

Mosha: Të rriturit e rinj

Mishra pa dhjam dhe shije të kuzhinave të ndryshme! Kjo është faza e eksperimentimit me kuzhinat. Për të mbajtur një dietë të balancuar, sigurohuni të keni një regjim ushqimor të pasur me mish (pa dhjam), fruta, perime, qiqra, etj. Eshtë një fazë ideale për t’u ushtruar fizikisht si dhe për të provuar receta të reja nga e gjithë bota.

Për vajzat në fillim të ciklit menstrual mirë është të fitojnë hekurin duke konsumuar më shumë vezë, spinaq dhe fruta të thata.

Mosha: Të 20-at

Vitamina B është shumë e rëndësishme në këtë moshë! Duke qenë se stili i jetës ka nisur të ndryshojë (alkooli, kafja, stresi, pagjumësia, etj) shumë të rinj kanë mungesë vitamine B. Prandaj, duhet konsumuar peshku me shumicë, mishi, bulmeti dhe vezët.

Mosha: +30

Drithëra! Shumica e njerëzve që hyjnë në të 30-at ndërgjegjësohen të kujdesen edhe më shumë për atë çfarë hanë, prandaj kalojnë tek drithërat. Ju duhen ushqime të pasura me fibra!

Mosha: Të 40-at

Ushqime të pasura me antioksidantë. Në këtë fazë të jetës, trupi ka nevojë për antioksidantë për të parandaluar dëmtimin e qelizave. Mos harroni frutat shumëngjyrëshe dhe perime!

Mosha: +50

Më shumë vaj ulliri, më pak gjalp. Eshtë periudha që duhet të kujdeseni për peshën, diabetin dhe problemet me zemrën. Prandaj kujdes me yndyrnat. Prandaj, shumë vaj ulliri, arra dhe fara.

Mosha: +60

Proteina! Për të ruajtur strukturën e muskujve, kockave dhe për të pasur stil të shëndetshëm jete. Proteinat gjenden në produktet e mishit, fasulet dhe arrat.

Mosha: 70+

Një vakt të balancuar dhe miq të mirë! Në këtë moshë, uria vjen duke u reduktuar, prandaj duhet të jeni të ndërgjegjshëm që ushqimet që konsumoni të përfshihen gjithë vlerat ushqyese.

Burimi: The Guardian

TË NGJASHME