Fronti i fuqishëm i ftohtë ajror arriit në vendet tona duke ulur temperaturat dhe duke sjellur reshje kalimthi të fuqishme shiu, ndërsa në disa vise reshjet ishin mjaft intensive dhe shkaktuan edhe problematika afatshkurtra. Në anën tjetër në disa rajone nuk pati fare reshje dhe në disa vise pati shumë pak reshje dhe kjo shkaktoi zhgënjim.
Advertisements
Temperaturat verore më të fund u larguan nga territoret tona, ndërsa pas frontit do të pasojë përmirësimi gradual i motit. Po ashtu do të pasojë edhe rritja graduale e temperaturave.
Advertisements
Rajoni ynë gjatë ditëve të ardhshme do të ndikohet nga anticikloni i fuqishëm kontinental që shtrihet që nga Gadishulli Iberik deri thellë në lindje të Evropes dhe po ashtu nga periferia e ciklonit thellë në juglindje të Evropes. Si pasojë në Kosovë më nuk priten reshje ose krejtësisht simbolike, megjithatë afërsia e ciklonit do të sjellë ende reshje të herëpashershme sporadike në jug dhe lindje të Shqipërisë dhe disa rajone në Maqedoninë e Veriut.
Temperaturat në Kosovë do të rikuperohen gradualisht duke arritur deri në 25 gradë Celsius gjatë javës, ndërsa priten vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta. Ngjashëm do të jetë edhe në pjesët tjera të rajonit, por normalisht pak më nxehtë do të jetë në zonat mesdhetare të Shqipërisë, ndërsa rrebeshet e izoluara mbeten gjithnjë aktive në Shqipëri sidomos në jug dhe lindje të vendit.
Në fundjavë kemi gjasa për depërtimin e një fronti të ri të ftohtë ajror, por nga tani ky front duket se do të jetë dukshëm më i dobët. Ky front do të kushtëzojë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu (jo aq domethënëse dhe jo aq të përhapura), ndërsa temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta.