Ngjallet pacienti “i vdekur”, mjeku i ambulancës kërkon falje për deklarimin

by author

Mjeku i ambulancës ka kërkuar falje pasi stafi i tij mjekësor e deklaroi si të vdeur një pacient,

Advertisements

i cili “u ngjall” më vonë në Spitalin Memorial Darlington në Qarkun Durham në Angli.

Advertisements

Sipas Sky News shërbimi i Ambulancës Verilindore i kërkoi falje familjes së pacientit dhe tha se një hetim ishte nisur për gabimin, i cili u raportua fillimisht nga The Northern Echo.

Drejtori i paramjekësisë Andrew Hodge tha: “Sapo u informuam për këtë incident, ne hapëm një hetim dhe kontaktuam familjen e pacientit.

Na vjen shumë keq për shqetësimin që kjo u ka shkaktuar atyre. Një rishikim i plotë i këtij incidenti është duke u ndërmarrë dhe ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej në këtë fazë.”

TË NGJASHME