Ngjarja në Rrëshen drejt tragjedisë, të plagosurit në gjendje të rëndë nisen me urgjencë drejt Traumës

by author

Tre personat që mbetën të plagosur në lokalin ku u vra sot Martin Bardhi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisements

Raportohet se Indrit Bardhi, Olti Gjini dhe Ilir Bardhoku janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Advertisements

Ndërkohë, policia vijon kontrollet për autorët që vranë Martin Bardhin në lokalin e tij, në qendër të Rrëshenit.

Hakmarrja është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e 59-vjeçarit.

TË NGJASHME