Pesë fëmijë të vegjël nga Afrika të cilët ndodheshin vetëm në shtëpi kanë vdekur, kur një zjarr përfshiu shtëpinë e tyre.
Advertisements
Fëmijët, të moshës nga një deri në tetë, ishin vëllezër e motra dhe kushërinj. Sipas autoriteteve nëntat e tyre kishin dalë për të pirë pranë kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Pretoria, të shtunën në mbrëmje.
Advertisements
Rreth orës 4:26 të mëngjesit të së dielës, shërbimet e urgjencës u thirrën për të shuar zjarrin në një vendbanim informal të Itirelengut, në jugperëndim të qytetit.
Katër kasolle u ndezën nga flakët, duke marrë jetën e Lethokuhle dhe Siyanda Masango, një dhe katër vjeç, së bashku me kushërinjtë e tyre Senzo Mahlatsi Machika, dy vjeç, Themba Thulane, gjashtë vjeç dhe Dimakatso tetë vjeç.
“Trupat e fëmijëve ishin afër njëri-tjetrit dhe duket se ata vdiqën duke mbajtur njëri-tjetrin“, tha fqinji Gilbert Mahlelebe.
Nënat Lindiëe Machika, 39 vjeç dhe Zanele Machika, 36 vjeç u arrestuan dhe secila u akuzuan për pesë akuza për neglizhencë të fëmijëve dhe pesë akuza për vrasje me faj.
Babai i tre prej fëmijëve, Johannes Masongëane, u zgjua nga një telefonatë nga vendasit, duke i thënë atij se fëmijët e tij kishin vdekur. Ai i shokuar nuk mund të mblidhte mendjen dhe nuk e besonte se fëmijët e tij ishin bërë hi.
Prindi i shkatërruar tha për gazetën lokale SowetanLIVE: Isha me fëmijët e mi të shtunën dhe partnerja ime më tha se po i merrte fëmijët tanë për të vizituar tezen e tyre. Nuk e dija se do të flinin atje dhe mësova për këtë vetëm vonë në mbrëmje. Rreth orës 3 të mëngjesit mora një telefonatë se fëmijët e mi ishin djegur. Kur arrita në vendngjarje, kuptova se fëmijët e mi ishin djegur dhe nuk dalloheshin. Nëna e tyre dhe motra e saj nuk ishin aty. Më kanë shkatërruar jetën. Kam humbur gjithçka.
Të dyja nënat, të cilat janë ende në paraburgim nga policia, dhanë adresën e zotit Masongwane si vendin ku do të qëndronin nëse Gjykata e Magjistraturës së Atteridgeville, do t’i jepte lirimin me kusht.
Por Masongwane refuzoi t’i ndihmonte ata, duke thënë: Unë nuk i dua ata pranë meje, ato nuk mund të jetojnë të lira. Nuk do t’i fal kurrë, ata duhet të kalben në burg.