Spanja jugore është duke u përballur me një valë të nxehti, e cila sipas ekspertëve është pasojë e ngrohjes globale, të cilën shkencëtarët ia atribuojnë faktorit njerëzor.
Advertisements
Advertisements
Termometri arriti 44 gradë në Sevilla dhe Cordoba, teksa ditët përvëluese do të vijojnë edhe në Andalusia, Madrid, Extremadura dhe Castilla-La Mancha.
Në fillim të këtij viti, vendi u përball me një thatësirë të madhe, e cila konsiderohet si ndër më të rëndat nga viti 1961, atëherë kur edhe të dhënat nisën të regjistroheshin.
Autoritetet ndërmorën shumë masa për përballimin e situatës, mes të cilave dhe racionimi i ujit apo gjoba për këdo që e shpërdoronte atë.
Ndërkohë, autoritetet iu bëjnë thirrje banorëve që të shmangin daljen në pikun e të nxehtit dhe të hidratohen në këto ditë të nxehta.