Nisma më e fundit e qeverisë: Pushime në vilat qeveritare, ja kush përfiton

by author

Qeveria me ane te ministres se shendetesise, ditën e sotme ka bërë me dije vendimin më të ri të qeverisë në lidhje me punonjësit e administratës shtetërore të cilët dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.

Advertisements

MInistrja Manastirliu tha se sipas vendimit pritet që të caktohet një kalendar i posaçëm për këta punonjës, të cilët do të shpërblehen për dhurimin e berë.

Advertisements

Sipas ministres punonjësit e administratës shtetërore do të marrin dy ditë pushim të paguara, pra ditën kur do të dhurojnë gjak dhe të nesërmen, gjithashtu ata punonjës të cilët dhurojnë gjak tre herë në vit do u jepet mundësia që të pushojnë 7 ditë në shtëpitë e pushimit të ministrive.

“Shëndetit të fëmijëve talasemikë dhe atyre që vuajnë nga sëmundjet e gjakut dhe kanë nevojë për transfuzione periodike të gjakut, ndaj kemi marrë sot një vendim për veprimtarinë e dhurimit vullnetar të gjakut nga punonjësit e administratës shtetërore.

Punonjësi ditën e dhurimit të gjakut mund të largohet nga puna, por edhe ditën e nesërme e merr pushim dhe paguhet.

Për ata dhurues që do të jenë pjesë e rrjetit të dhuruesve të cilët do të dhurojnë minimalisht tre herë në vit do të kenë mundësi që sipas një kalendari të përcaktuar nga ministritë të kenë mundësi të pushojnë në shtëpitë e pushimit të ministrive respektive 7 ditë përgjatë një kalendari dhe i cili do të organizohet nga institucionet që do të merret me këtë veprimtari.

Është një nismë shumë e mirë e cila do të rrisë dhurimet vullnetare të gjakut”, tha ministrja.

TË NGJASHME