“Një ditë, italiani i bëri xhiro gruas time me Maseratin e tij”/ Vrau vajzën dhe plagosi gruan, zbardhet dëshmia rrëqethëse e kriminelit shqiptar në vendin fqinj

by author

Mëngjesin e së mërkurës pritet të mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Taulant Malajn, 45-vjeçarin shqiptar i cili akuzohet se natën mes të shtunës dhe të dielës masakroi me thikë vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjin italian Massimo De Santis, 51-vjeç, të cilin e akuzonte se kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e tij.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin ku jetonin çifti Malaj dhe De Santis, në Torremaggiore të Foggia-s.

Advertisements

Sipas asaj që shkruan ANSA, bashkëshortja e autorit të dyshuar, 39-vjeçarja Tefta Malaj, ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Megjithatë hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende dëshminë e saj për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Dëshminë ata pritet ta marrin pas të premtes.

Ndërkohë, mëngjesin e së enjtes është parashikuar kryeja e autopsisë në trupin e dy viktimave. Nga të dhënat e para, ANSA shkruan se vajza është goditur rreth 10 herë me thikë, ndërsa De Santis të paktën 20 herë.

Arma e krimit, një thikë kuzhinë, u gjet në makinën e Malajt, i cili dyshohet se kishte si qëllim të arratisej.

“Një ditë, Massimo i bëri xhiro gruas time me Maseratin e tij”, mësohet të jetë shprehur Malaj para hetuesve.

Ndërkohë, ANSA mëson detaje të reja nga dëshmia e 45-vjeçarit Malaj. Ai ishte i bindur që mes të shoqes dhe De Santis kishte një lidhje të fshehtë që vijonte prej më shumë se 1 vitit. Lidhja sipas autorit të dyshuar kishte ndodhur pas një incidenti. Sipas tij, Tefta dhe Massimo ishin njohur nga ai moment dhe kishin nisur të flisnin. Malaj është shprehur se shpesh gruaja dhe italiani hanin bashkë dhe se me telefonin e tij u kishte bërë edhe video teksa drekonin.

Sa i përket videos makabre që filmoi pas krimit, ai mësohet të ketë thënë: “Kështu e bëra, nuk ka një motiv të veçantë”. Taulant Malaj, sipas ANSA, ka rrëfyer po ashtu se menjëherë më pas kishte marrë në telefon vëllain e tij për t’i treguar krimin, por ky i fundit mbërriti në vendngjarje vetëm pasi kishte ardhur ambulanca.

TË NGJASHME