Një grua pyeti një shitës vezësh, “sa kushtojnë?”. Historia që do ju perlotë

by author

Një grua pyeti një shitës vezësh, “sa kushtojnë?”.

Advertisements

Shitësi plak ju përgjigj, “20 lekë, një vezë, zonjë”.

Advertisements

Gruaja i thotë, “po më dhe 6 vezë me 100 lekë i marr përndryshe po iki”.

Plaku i shkretë ju përgjigj:

“merr sa të duash dhe paguaj sa të duash.

Inshallah më shkon mbarë pasi nuk kam shitur asnjë kokërr sot”.

Gruaja mori vezët dhe u largua e lumtur për pazarin që bëri.

Hipi në makinën e shtrenjtë dhe shkoi të takonte shoqet në një restorant luksoz.

Porositën çfarë u pëlqente, hëngrën sa deshën dhe lanë shumë ushqim që teproi nëpër pjata.

Pastaj gruaja kërkoi faturën.

Në faturë shkruhej 4700 lekë.

Ajo i dha 5000 pronarit të restorantit dhe i tha të mbante kusurin.

Kjo ndodhi mund të jetë shumë normale për pronarin e restorantit por shumë e trishtueshme për plakun e shkretë që shiste vezë.

Pse duhet të ndihemi të fortë kur blejmë nga dikush që ka nevojë?

Dhe pse duhet të tregohemi bujarë me ato, të cilët, ndoshta, nuk kanë fare nevojë për bujarinë tonë?

Kam lexuar dikur diçka që po e sjell këtu:

Babai im blinte gjëra të thjeshta nga njerëz të varfër dhe i paguante shtrenjtë ose shumë shtrenjtë, edhe pse atij nuk i nevojiteshin aspak ato që blinte.

Mua më bënte përshtypje dhe një ditë e pyeta pse vepronte kështu.

Kjo është një formë bamirësie e mbështjellë me dinjitet, biri im, mu përgjigj ai.

TË NGJASHME