Jemi mësuar që në kohët e sotme të shohim vetëm burra që punojnë në profesionin e mekanikut, por nuk ndodh vetëm kështu. Në Bulqizë është e vetmja femër që punon në këtë profesion e profilizuar në Avolzhimin e elektromotorëve.
Advertisements
Kjo është 63-vjeçarja Mite Çakalli nga fshati Dushaj i Bulqizës. Miteja zgjohet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit dhe zbret në Bulqizë për të bërë punën të cilën e ushtron prej 4 dekadash.
Advertisements
Mite Çakalli ka punuar 43 vite në minierën e Bulqizës me avolzhimin e elektromotorëve. Që nga janari, Miteja është në pension, por vazhdon ta ushtrojë profesionin e saj të cilin e ka me pasion.
Para viteve 90-të profesionin e saj e ushtronin shumë gra në Bulqizë, kryesisht ato që punonin në minierë.
Por pas privatizimit të minierës, vetëm ajo dhe një grua tjetër e vazhduan këtë punë. Mite Çakalli thotë se nuk ka pasur asnjëherë zili gratë apo vajzat që bënin punë të tjera.
Dëshira e madhe e Mite Çakallit ka qenë që këtë profesion ta trashëgojë edhe tek fëmijët e saj, por siç thotë ajo dy djemtë nuk e duan si punë, ndërsa vajzë nuk ka. Megjithatë, Miteja shprehet se vetë do të punojë deri sa të ketë mundësi fizike.
Videon e keni menjehere ne vazhdim,