“Një qytetare mbrëmë ndërroi jetë”/ Sali Berisha trondit dhe zbardh detajet tragjike: Do e nxirrnin nga banesa në Kombinat, i plasi zemra

by author

Kryetari i Partisë Demokratike në konferencën e përjavshme me gazetarët është ndalur edhe te protesta e banorëve të pallatit Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë të cilët kundërshtojnë shembjen e pallatit të tyre.

Advertisements

Sipas ish-kryeministrit mbrëmjen e kaluar një prej qytetarëve ndërroi jetë nga sindromi i zemrës së pasur, pasi do e nxirrnin nga banesa.

Advertisements

“Një qytetar ndërroi jetë nga stresi, nga sindromi i zemrës së plasur. Sepse po e nxjerrin me forcë nga shtëpia. Cila është historia? Pas tërmetit, ekspertët u kanë dhanë banorëve të këtij pallati, klasifikimin se pallati i tyre nuk ka dëmtime të rëndësishme.

Kam një titull të vitit 2019, që se si luhet me jetët e 90 familjeve nga Qefaliaj. Ky i fundit ka ndërtuar aty dhe u ka prishur themelet. Në mënyrë barbare u presin dritat dhe ujin.

Mbrëmë ai ndërroi jetë nga “broken heart” sindromi i plasjes së zemrës një qytetare që e shihte veten në humnerë totale, që e nxirrnin me forcë. Këto ndodhin se si në asnjë vend të botës, në Shqipëri konfiskon kryeministri. Nuk konfiskon gjykata.

Këto janë zhvillimet e një revanshi që po nuk e ndalëm, do të përmbysë edhe më keq shoqërinë dhe shtetin shqiptar”, tha Berisha, ndërkohë deri më tani nuk asnjë njoftim zyrtar nga policia.

Kujtojmë se banorët e pallatit Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” prej ditësh vijojnë protestën e tyre duke kundërshtuar shembjen e pallatit të tyre.Për mediat ata u shprehën se u kishin prerë ujin dhe dritat në mënyrë që të braktisnin banesat e tyre.

TË NGJASHME