Një tërmet me magnitudë 5.4 ka tronditur Japoninë. Tërmeti ishte me qendër në prefekturën Chiba, në juglindje të Tokios, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë .
Advertisements
Pas tërmetit nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.
Advertisements
Katër persona u lënduan, sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, ndërsa disa shërbime treni u anuluan ose u vonuan.
Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë, me tërmetin masiv të vitit 2011 dhe cunamin pasues që vrau mijëra njerëz dhe shkaktoi një shkrirje katastrofike në centralin bërthamor të Fukushimës.