Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension marramëndës nga Greqia

by author

Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension nga Greqia?

Advertisements

Në fshatin Derviçan të Gjirokastër, të gjithë tabelat orientuese janë të shkruara në Greqisht, pavarësisht se ky vend është pjesë e Shqipërisë. Përveç kësaj banorët e kësaj zone, flasin edhe greqisht dhe kjo gjuhë sipas tyre flitet që prej kohës së komunizmit.

Advertisements

Banorët për emisionin “Ora Verore” në ‘RTV Ora’, shprehen se në këtë zonë ka edhe shkollë ku mësohet greqisht. “Ne greqisht flasim që nga koha e Enverit deri më tani, kemi shkuar edhe greqisht. Akoma ka shkollë greke këtu.”- shprehet një banor.

Gjithashtu ata theksojnë se janë të njohur si minoritet grek dhe i kanë të gjithë të drejtat si në Greqi.

“Si të jetë, si kudo. Shtëpitë i kemi me gurë edhe mbulesën që në atë kohë kështu vazhdojmë. Greqishtja është gjuhë amtare. Jemi të njohur si minoritet grek, i kemi të gjithë të drejtat. Shumë banorë në këtë fshat kanë edhe emra grek, ndërkohë që marrin edhe pension nga shteti i Greqisë.

“Ka ca njerëz që marrin pension, kanë punuar në Greqi dhe marrin, unë quhem Kristo.”

Një problem tjetër në fshat është se po braktiset dita ditës, pasi banorët kanë ikur nga fshati duke u shpërngulur në qytete por edhe në emigrim.

“S’ke gjë këtu, është çdo gjë e mbaruar, kanë ikur njerëzit”

TË NGJASHME