Njihuni me fshatin shqiptar ku nuk festohet Viti i Ri, asnjë dyqan aty nuk shet alkol

by author

Ky është fshati i Kosovës ku nuk festohet Viti i Ri, asnjë dyqan aty nuk shet raki , asnjë shtëpi, dyqan apo objekt tjetër dhe as rrugët e fshatit nuk janë dekoruar me drita, ndonëse pak ditë kanë mbetur deri në ndërrimin e moteve, transmeton Kosova Post.

Advertisements

Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri.

Advertisements

Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit Islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alk’ool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të gjësendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët…, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri mysliman.

TË NGJASHME