Njohja e pensioneve me Greqinë, vjen lajmi i shumëpritur nga qeveria shqiptare

by author

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka njoftuar se ka nisur diskutimet teknike me autoritetet greke për njohjen e pensioneve.

Advertisements

Me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”, shkruan se ky do ishte një hap që do të shërbente për njohjen e viteve të punës që mijëra shtetas shqiptarë kanë në këtë shtet.

Advertisements

Për këtë qëllim ekipi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndodhet në Athinë,

ku po zhvillon biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

‘Ky është një fillim i rëndësishëm që tregon për vullnetin e palëve për t’u ulur në tryeza të tilla diskutimi që synojnë arritjen dhe përmbylljen e marrëveshjes së ndërsjellët mes Shqipërisë dhe Greqisë,

aq shumë të dëshiruar dhe të pritur nga bashkatdhetarët tanë.’- njofton ministria e Ekonomisë dhe Financave.

TË NGJASHME