Nuk do e besoni dot! Ja çfarë ka poshtë kishës së Shën Marisë në Elbasan(Foto)

by author

Kisha Shën Maria në Elbasan është një nga kishat më të vjetra ortodokse në Shqipëri. Ajo u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit të XIII në lagjen “Kala” të këtij qyteti.

Advertisements

Sipas arkivave të Vatikanit, më herët, rreth viteve 458-519 flitet për ekzistencën e një katedraleje në qytet.

Advertisements

Por kisha merr një rëndësi të veçantë sidomos pas pushtimit turk. Në atë kohë, banorët e lagjes “Kala” iu drejtuan me një kërkesë Portës së Lartë ku i kërkuan që të mos prishej kisha.

Si rrallëherë në historinë e perandorisë Osmane, Porta e Lartë e mori në konsideratë kërkesën e banorëve të lagjes “Kala”, por vendosi një kusht, kisha nuk do të shembej, por kulla e këmbanës së saj nuk do të ishte më e lartë se sa minaret e xhamive në qytet.

Dhe ashtu u bë. Kisha nuk u shemb, shkruan meganews.al

Përreth kishës ndodhej va.rreza dhe në nder të besimtarëve ortodoksë, u vendos që ata të zhv.arroseshin të gjithë dhe eshtrat të vendoseshin në dyshemenë e kishës.

Dhe ashtu u bë. 600 skelete njerëzish u sistemuan në dyshemenë e kishës dhe sipas ët dhënave ndodhen aty edhe sot e kësaj dite.

Gjithashtu nën dyshemenë e kishës Shën Maria ndodhen katakombe dhe tunele të nëndheshme që përfundojnë në male dhe në Shkumbin, shkruan meganews.al.

Kisha u do.gj në vitin 1818 por u rindërtua në vitin 1826. Ndërtimi i ikonostasit të saj përfundoi në vitin 1833.

TË NGJASHME