Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi sot ishullin jugor të Zelandës së Re , sipas Institutit Kombëtar Gjeodinamik.
Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 09:14 ndërsa me orën shqiptare në orën 23:14. Lëkundjet u dëgjuan afërsisht 45 kilometra në veri të qytetit Geraldine dhe thellësia fokale llogaritet në 11 kilometra.
Advertisements
Ky është tërmeti më i fortë i këtij viti në Zelandën e Re, thekson gazeta New Zealand Herald.
Advertisements
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) kishin vlerësuar më herët se tërmeti ishte me magnitudë 5.6 ballë.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të rënda materiale.
Shefi i zjarrfikësve tha se nuk kishte marrë ende thirrje për dëmtime ose evakuime.
Tërmeti shkatërrues i Christchurch i vitit 2011, i cili vrau 185 njerëz, ka një profil të ngjashëm – magnitudë 6.2 pesë kilometra nën tokë – me tërmetin e natës së sotme, por shumë më afër qytetit më të madh të Ishullit Jugor.