Ditë zie në futbollin francez, për shkak se ka ndërruar jetë një sportist në moshë mjaft të re. Mbrojtësi Valentin Poreye, i lindur në vitin 2003 dhe i cili kaloi kohë me ekipin e të rinjve të Lille, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 20-vjeçare.
Advertisements
Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai vdiq të dielën e kaluar për arsye të paqarta. Ish-skuadra e tij ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllime familjes.
Advertisements
Lille mësoi me pikëllim për vdekjen e ish-lojtarit të saj, Valentin Poreye, në moshën 20-vjeçare. Valentin ishte një mbrojtës i ri që luajti për ekipin U16 midis 2018 dhe 2020” – shkruan klubi.
⚫️Le LOSC a appris avec tristesse le décès de son ancien joueur, Valentin Poreye, survenu à l’âge de 20 ans. Valentin était un jeune défenseur qui avait évolué chez les U16 du LOSC entre 2018 et 2020.
Le Club présente ses plus sincères condoléances à sa famille ainsi qu’à ses… pic.twitter.com/sKoafBb0VN
— LOSC (@losclive) November 15, 2023