Në kohën kur emri i Arbana Osmanit është fjala e ditës për mediat rozë mes pasigurive që po rrethojnë drejtimin e Big Brother VIP 3 nga ana e saj, ka nisur të qarkullojë sërish një rrëfim i vitit të kaluar, ku moderatorja tregonte e prekur vështirësitë e hasura në fillesat e karrierës së saj.
Advertisements
Arbana qe prekur nga historia e bu llizmit që kishte përfituar një vajzë e ftuar në emisionin e saj, dhe kishte bërë disa rrëfime mbi veten.
Advertisements
“Në një second të caktuar të jetës time edhe unë kam qenë pre e bu llizmit. Kjo vajza që shikon ti në televizion që duket sikur i ka gjërat, ashtu si thonë amerikanët ‘all found out’, edhe unë kam qenë e ngacmuar.
Edhe unë kam qenë e pasigurte kur kam qenë në gjimnaz. Edhe mua më kanë sharë si ti: ‘ehh u bë kjo, erdhi nga Burreli, u bë kjo…’ dhe unë u bëra në fakt. Kështu që të gjithë atyre gocave që më thanë u bë kjo, po u çoj një shkelje syri nga ekrani… Ndoshta mosha dhe kalimi i viteteve bëjnë çdo njeri më të fortë, por ndarja e historive personale i jep fuqi dhe guxim të rinjve për të përballuar situata të ngjashme në të cilat ndodhen”, pati thënë ajo.