Gjatë intervistës në “Rudina”, Gjergj Leka zbuloi detaje nga marrëdhënia e tij me bashkëshorten, Eriselën.
Advertisements
Ai u shpreh se në celularin e tij emri i saj figuron si “nusja 3, një shaka që ngjalli të qeshura në studio.
Advertisements
Nisur nga ky detaj, Gjergji tregoi edhe për raportet që mban me dy ish-bashkëshortet e tij.
Rudina Magjistari: Si të thërret me përkëdheli Erisela?
Gjergj Leka: Xhorxh.
Rudina Magjistari: Dhe si e ke shënuar në telefon numrin e Eriselës?
“Nusja 3”, u përgjigj Leka me shaka dhe sqaroi: Jo, jo unë ia kam shkruajtur emrin gjatë, madje i kam lënë mbiemrin e vet, por në telefon e kam Erisela Leka.
Rudina Magjistari: Okej, por “nusja 3” mund të ishte sepse mund të ketë ndërruar 3 numra telefoni dhe mund t’i ketë të tre të disponueshëm…
Gjergj Leka: Jo, unë e kam numrin e telefonit edhe të nuses një, edhe të nuses dy dhe i bëj edhe urime kur kanë ditëlindjen.