Nusja amerikane e pastorit: Kur u martova, lutesha të mos kisha vjehrrën në shtëpi

by author

Pastori Ylli Doçi dhe gruaja e tij, Nikki Nordby Doçi ishin këtë të mërkurë në Good Morning Albanians për të folur për historinë e tyre 26-vjeçare të dashurisë.

Advertisements

Niki tha se ka pasur marrëdhënie shumë të mirë edhe më nënën e pastorit, por megjithatë në fillim ajo nuk ka dashur ta ketë në shtëpi.

Advertisements

Ajo tha se ku u martuan i lutej Zotit që nëna e pastorit të mos shkonte të jetonte me ta pasi donte që të shijonin jetën si çift i ri.

“E mbaj mend, ku sapo u martuam në 1997, ishte muhabeti që mami i yllit të vinte te ne. Unë thosha jo, jo. Nuk doja. Dhe i lutesha Zotit, thoja o Zot të lutem një zgjidhje tjetër. Dhe doli një zgjidhje tjetër për ato vite. Se ne sapo ishim martuar, do mësoheshim si çift, doja të shijonim pak vitet e para”, tha Niki Doçi.

TË NGJASHME