Një aksident me pasojë vdekje është shënuar ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Cankonj.
Advertisements
Një makinë tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., u përplas me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh.
Advertisements
Si pasojë ndërroi jetë pasagjerja e cila udhëtonte me mjetin “Ford”, e identifikuar si Miranda Malolli.
Si të mos mjaftonte kjo, një lajm tjetër i kobshëm vjen nga familja e Miranda Malollit, vjehrra e të cilës ka ndërruar jetë pasi ka mësuar se nusja kishte ndërruar jetë në aksident.
Behet me dije se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e një infrakti.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e madhe e njëra prej mjeteve të aksidentuara.