Detaje të reja dalin nga plagosja e 38-vjeçares Marjola Myrtellari nga bashkëshorti i saj, Aleko Myrtollari në lagjen nr.10 në Korçë.
Advertisements
Mësohet se çifti në momentin e konfliktit kanë nxjerrë 3 fëmijët e tyre nga banesa. Pasi 38-vjeçarja u godit me thikë nga bashkëshorti, ishte vajza e tyre e madhe që është futur në shtëpi dhe është përballur me skenën e rëndë.
Advertisements
Ajo ka njoftuar policinë dhe është shoqëruar nga blutë e Korçës për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen.
Ndërsa babai i saj është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjve më herët kishin jetuar në Tiranë dhe vetëm një muaj janë zhvendosur në Korçë në një banesë me qira.
Ndërkohë behët me dije se ata janë me origjinë nga fshati Porodinë.
Komshishinjtë e tyre thanë jashtë kamerave se Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë edhe herë tjera ndaj bashkëshortes pasi njihej si një person që konsumonte alkool.
46 vjeçari shkonte për punë sezonale në Gjermani.