Oh Zot! Nëna e lindi në shtëpi, foshnja ndërron jetë

by author

Lajm i trishtë! Policia e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen e një foshnje në Prishtinë, të cilën sipas njoftimit, nëna e ka lindur në banesën e saj e më pas është dërguar në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK).

Advertisements

Sipas njoftimit, foshnja është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë më 16 tetor rreth orës 06:15, ndërsa ajo ka lindur rreth 9 orë më herët. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Advertisements

“Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15.

Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK.

Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.

TË NGJASHME