Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin rrugor që i mori jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Baldushk.
Advertisements
Adoleshenti mbeti i vdekur një natë më parë ndërsa drejtonte makinën dhe humbi kontrollin e saj në Baldushk.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se viktima po udhëtonte së bashku me vëllanë dhe dy miq të cilët nuk pësuan dëmtime serioze.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të caktuara. Adoleshenti duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Ai rezulton të jetë pa leje drejtimi, pasi isht vetëm 17 vjeç. Makina dyshohet të jetë e një prej të afërmve të tij.
Aksidenti ndodhi pak kilometra larg banesës së viktimës.